ujdisem
UJDISEM vetv. bised.
- 1. Vishem e rregullohem sa më mirë për t'u dukur më i hijshëm, stolisem, zbukurohem. Ujdiset bukur. U ujdis për nuse. Ujdiset e stoliset.
- 2. fig. Merrem vesh me dikë, jam në një mendje me të; mënjanoj çdo mosmarrëveshje; bie në ujdi. U ujdisën bashkë.
- 3. Shëndoshem e zbukurohem, rregullohem; kund. prishem. Sa qenka ujdisur!
- 4. fig. E marr veten mirë nga gjendja; rregullohem. Jemi ujdisur mirë.
- 5. Pës. e UJDIS 1-4.