ujshëm
UJSHËM mb.
- 1. Që mban shumë ujë, i lagësht; që është i njomur me ujë. Vend i ujshëm. Tokë e ujshme.
- 2. Që ka ujë me tepri; që është holluar shumë me ujë; i hollë. Kos i ujshëm. Gjellë e ujshme. Brumë ujshëm. Bukë e ujshme. Baltë e ujshme. U bë i ujshëm.
- 3. Që ka shumë lëng, i lëngshëm, ujës. Dardhë (pjeshkë) e ujshme. Domate e ujshme.