UJTH I m.

  • 1. Lëng si ujë që del nga një plagë ose nga një flluskë. Ujth me qelb. Ujthi i kallove. Fshikë me ujth. Pikon ujth. Nxjerr ujthin.
  • 2. bot. Lëng që qarkullon në trupin e bimëve dhe që ndryshon sipas stinëve, limfë. Ujthi i pemëve.
  • 3. anat. Fshikëza e ujit të hollë; sëmundje e fshikëzës së ujit të hollë. Ujthi i qengjit.
  • 4. veter. Sëmundje që u bie kafshëve zakonisht në këmbë, ku u dalin flluska me ujë.
  • 5. Buti i kokës (zakonisht për fëmijët).

UJTH II m. bised.

  • Qepje e rrallë dhe e çlirët me dorë, ildisje. I shkoi një ujth rrobës.