ULËRIMË f.

  • 1. Zë i fortë, i zgjatur dhe si me të qarë, që lëshon ujku a qeni, angullimë e fortë e ujkut, e qenit dhe e disa kafshëve të tjera. Ulërimë e fortë (e mbytur, e gjatë). Ulërima e ujkut (e qenit, e çakallit, e luanit). Dëgjoi një ulërimë. Kush bëhet me ujqër, do nxërë ulërimën. fj. u.
  • 2. Britmë e zgjatur dhe e përvajshme, klithmë e fortë dhe e dhembshme që nxjerr njeriu në një fatkeqësi ose kur ka ndonjë dhembje shumë të madhe; të qarët me zë të lartë; kujë. Ulërimë e gjatë. Ulërimë e dhembshme. Ulërimë e thekshme. Vuri (nisi) ulërimën filloi të ulërinte; nisi vajtimin (kur vdes njeri). Qan me ulërimë.
  • 3. kryes. Zë i fortë dhe i çjerrë që nxjerr dikush kur bërtet nga zemërimi ose kur zihet me një tjetër, britma; zhurmë e madhe që bëhet për qëllime të caktuara; çirrma. Ulërimat e fëmijëve. Ulërimat e armiqve. Nisi ulërimat. Flet me ulërima.
  • 4. Zhurmë e fortë dhe e zgjatur, e ngjashme me britmën e ujkut a të qenit, që shkaktohet nga disa sende a dukuri. Ulërima e lokomotivës (e sirenës). Ulërima e erës.