ULLUK m.

  • 1. Lug prej teneqeje, që vihet në buzë të strehës së çatisë për të mbledhur ujërat e për t'i çuar poshtë; pajisje që ka trajtë të tillë, nëpër të cilën rrjedh diçka, lug. Ulluk i hapur (i mbyllur). Ulluk i gjerë (i ngushtë). Ulluk teneqeje (llamarine). Ulluk druri. Rrjedh nëpër ulluk. Derdhet nga ulluku. I vë (ndreq) ullukët.
  • 2. E thelluar për së gjati, kanal i ngushtë në një send; ku futet për t'u puthitur diçka ose ku rrëshqet një pjesë tjetër. Ulluk gjatësor (unazor). Ulluku i dritares. Kalon nëpër ulluk. Futet në ulluk. I bëj një ulluk.
  • 3. bised. Vijë e vogël uji. Hapën një ulluk. E thelluan (e zunë) ullukun.
  • Bel ulluk shih te BEL,~I II. Zdrukth ulluk shih te ZDRUKTH,~I.