ultimátum
ULTIMATUM m.
- 1. Notë diplomatike, që i dërgon një shtet një shteti tjetër, me kërkesa a kushte të prera, mospranimi i të cilave mund të sjellë prishjen e një marrëveshjeje, prerjen e marrëdhënieve diplomatike, përdorimin e dhunës a shpalljen e luftës. Ultimatum i fortë (i rreptë, kërcënues). Kërkesat e ultimatumit. I bëri një ultimatum. I dha ultimatum. Mori ultimatum.
- 2. fig. Kërkesë e prerë dhe e padiskutueshme, mospranimi i së cilës mund të sjellë pasoja të rënda.