UNË

(dhan., kallëz. MUA, tr. e shkurt. MË; rrjedh. MEJE) vetor.

  • 1. Përdoret nga ai që flet a që shkruan për veten. Unë vetë pikërisht unë. Unë dhe ti. As ti as unë. Unë fola. Unë e njoftova. Vetëm unë isha. Do të shkoj edhe unë. E di unë. E presin nga unë. Më vjen keq. Më lajmëruan. S'më takon mua. S'më kujtohet. Ç'ke me mua? S'është as për mua as për ty. Këtë e ka prej meje.
  • 2. si em. m. UNI. Tërësia e tipareve që përbëjnë thelbin e njeriut si individ i caktuar dhe për të cilat ai është i vetëdijshëm, qenia e vet, vetvetja në botën që e rrethon njeriun; let., art. veçoritë e botës së krijuesit, të shprehura në vepër; filoz. subjekti; keq. tërësia e vetive të një njeriu, të cilat ai përpiqet t'i vërë në dukje në çdo kohë e me çdo kusht, vetja; bota e ngushtë e dëshirave dhe e interesave vetjake të një njeriu, të cilën ai kërkon ta vërë mbi çdo gjë tjetër, mbi interesin e përgjithshëm. Uni poetik (lirik). Fryma e unit. Ngre krye (nxjerr kokë) uni. Shpreh unin e vet. Flet uni. Vë (nxjerr) përpara unin. E bren (e pengon) uni. S'e lë uni. E mposhti (e mundi) unin.