UNGJILL m.

  • 1. fet. Secili nga katër librat e pjesës së dytë të biblës, të ashtuquajtur «Dhiata e re», si dhe çdo libër tjetër i ngjashëm me ta, ku tregohen legjendat, mitet e trillimet për lindjen e përhapjen e krishterimit dhe jepen elementet themelore të dogmës së krishterë; pjesë nga katër librat e «Dhiatës së re» që lexohet gjatë meshës në kishë (në vendet ku vepron kisha e krishterë). Katër ungjijtë. Përrallat e ungjillit. Me ungjill e me shpatë. Nuk i besonin ungjillit. Betoheshin mbi ungjill. I dogjën ungjijtë.
  • 2. fig. keq. Vepër a teori që mbahet si bazë ideologjike, si dogmë për një veprimtari politike, shoqërore, kulturore etj.