UNIFORMË f.

  • 1. Veshje e prerë dhe e qepur njësoj po prej asaj cohe a pëlhure, që mbahet nga të gjithë ushtarakët e një arme të caktuar. Uniformë ushtarake. Uniformë dimërore (verore). Uniforma e re (e vjetër). Uniformë e gjelbër (e kaltër). Uniforma e ushtarit (e detarit, e kufitarit). Uniforma e oficerit (e policit). Dorëzoi (la) uniformën u largua nga shërbimi ushtarak.
  • 2. Veshje e njëjtë për njerëz që bëjnë po atë punë a shërbim ose që merren me të njëjtën veprimtari të organizuar. Uniformë shkollore. Uniformë sporti. Uniforma e nxënësit (e postierit). Uniforma e punonjësve të hekurudhës (të hoteleve). Uniforma e shitësve. U pajisën me uniformë.