URDHËRO pasth.

  • 1. Përdoret kur i përgjigjemi me mirësjellje e me nderim dikujt që na thërret ose që na kërkon diçka; përdoret kur kërkojmë, që të na përsëritet diçka, të cilën nuk e kemi dëgjuar mirë.
  • 2. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me mirësjellje e me nderim për ta ftuar të bëjë diçka ose të marrë diçka. Urdhëro ulu! Urdhëro fol! Urdhëro librin (të hollat). Urdhëroni një kafe.
  • 3. iron. Përdor kur i drejtohemi dikujt, për të shprehur pakënaqësinë për diçka që nuk mund të bëhet më ose që dihej se ashtu do të përfundonte. Urdhëro të lutem! Urdhëro gjej vend tani!