URDHËRUES m.

  • Ai që jep a që lëshon një urdhër; ai që urdhëron për një veprim zyrtar.

URDHËRUES mb.

  • 1. Që ka ose që përmban një urdhër, që urdhëron për diçka. Letër urdhëruese. Dokument urdhërues.
  • 2. Që shpreh një urdhër të prerë; që shpreh një nevojë a kërkesë të domosdoshme. Me zë (me ton) urdhërues. Vështrim urdhërues. Në mënyrë urdhëruese.