URI f.

  • 1. Dëshirë e nevojë e theksuat që kemi për të ngrënë, ndjenja që kemi kur jemi pa ngrënë; të pangrënët për një kohë të gjatë. Uri e madhe. Grevë urie. Kam uri. Ha me uri. Thyej (prish, shuaj) urinë ha pak, ha diçka sa për të mos e pasur barkun bosh.

I vjen uri. E mori uria. E griu uria. Të pret urinë. S'kishte uri.

  • 2. Mungese shumë e madhe buke dhe ushqimesh në një krahinë, në një vend etj. për shkaqe të ndryshme; zi buke. Uri absolute mungesë e plotë e bukës dhe e ushqimeve. Uria e bukës. Zhdukja e urisë. Në dorën e urisë. Lufta kundër urisë. Mbretëronte uria. Vdisnin nga uria.
  • 3. fig. Dëshirë e madhe për diçka; pangopësi e madhe për diçka. Uria e monopoleve kapitaliste. Uria e pushtimeve.
  • Gropa e urisë anat. shih. te GROP/Ë,~A 4.