URIM m.

  • 1. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen kryes. për gëzimet që i bëjmë dikujt në një rast. Urimi i nënës. Urime të përzemërta. Urime për festën (për Vitin e Ri). Urime për ditëlindjen. Urime me rastin e martesës. I dërgoj (i shfaq) urimet e mia.
  • 2. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve UROJ, UROHEM. Letër urimi. Shkoi (vjen) për urim.