UROV m. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, e ngjashme me grashinën, me kërcell të shkurtër e me qime, me gjethe tek, me lule të kaltra, që bën bishtaja me fara të rrumbullakëta dhe përdoret si ushqim për kafshët. Kokrra urovi. Bishtaja urovi. Mbjell (korr) urov. Kullot në urov. E ushqen me urov.
  • Ha urov vuan, heq keq. I shkojnë urov prej dikujt ia ka frikën dikujt, i shkojnë shtatë.