URTËSI f.

  • 1. Sjellje e urtë dhe e shtruar, të qenët i urtë. Sillet me urtësi. Dallohet (shquhet) për urtësi.
  • 2. Dije e thellë dhe e gjerë e fituar nga përvoja e gjatë e jetës; qëndrim që mbështetet në këtë dije, gjykim a veprim i matur e i peshuar mirë; mençuri; maturi, pjekuri. Urtësia popullore. Drejton (udhëheq) me urtësi. Flet (vepron) me urtësi.