urth
URTH I m. bot.
- Shkurre kacavarëse, më kërcell të bardhë në të verdhë, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me bisht të gjatë me lule të vogla, të verdha në të blertë, që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet si bimë zbukuruese. E mbuloi urthi. Ngjitet si urth.
URTH II m.
- 1. Sëmundje, e cila shkatërron, kallinjtë e të lashtave, duke bërë që kokrrat e tyre të zbuten e të mbushen me një pluhur të zi që mban erë të keqe. I ka rënë urthi. E prishi grurin urthi.
- 2. mjek. Urdhje.
URTH III m.
- Djegësira që ndiejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. Më djeg urthi. I vjen urth.