uruguaian
URUGUAIAN m.
- Banor vendës i Uruguait ose ai që e ka prejardhjen nga Uruguai.
URUGUAIAN mb.
- Që lidhet me Uruguain ose me uruguaianët, që është karakteristik për Uruguain ose për uruguaianët, i Uruguait ose i uruguaianëve; që është krijuar nga uruguaianët. Populli uruguaian. Ekonomia uruguaiane. Kufiri uruguaian. Shtetas uruguaian. Kultura uruguaiane. Këngë (valle) uruguaiane.