ushton
USHTON jokal.
- 1. Lëshon që larg një zhurmë të mbytur e të fuqishme; lëshon tinguj të fuqishëm; gjëmon. Ushton stuhia (era). Ushtojnë topat (mitralozat). Ushtojnë sirenat.
- 2. Jehon nga tinguj a nga zëra të fuqishëm, kumbon, buçet. Ushton mali. Ushton lugina. Ushton salla. I ushtonin veshët.
- 3. fig. Dëgjohet gjithandej me fuqi, shpërthen e përhapet me forcë; buçet; bën jehonë. Ushton kënga. Ushton gazi. Ushton fjala e Partisë.
- I ushtojnë sheket ( kadet, hambarët) s'ka asgjë në shtëpi, s'i ka mbetur asgjë në shtëpi; është shumë i varfër.