UTURIMË f.

  • 1. Zhurmë e mbytur, e zgjatur dhe e rëndë që nxjerr diçka; gjëmim i mbytur (nga lëkundje të fuqishme); ushtimë. Uturimë e fortë (e fuqishme). Uturima e motorit (e makinës, e aeroplanit). Uturima e detit (e lumit, e dallgëve). Uturima e erës (e tufanit, e shiut). Uturima e tokës. Vjen me uturimë. Përplaset me uturimë.
  • 2. Zhurmë e mbytur prej shumë zërash; gumëzhimë. Uturima e bletëve. Uturima e njerëzve (e fëmijëve). Uturima e turmës.
  • 3. Zhurmë e mbytur që ndiejmë në veshë, buçimë.