UVERTURË f. muz.

  • 1. Pjesë për vegla, që luhet në fillim të një opere, të një baleti, të një filmi etj. si hyrje. Uverturë e bukur (e njohur). Uverturë e operës (e baletit).
  • 2. Vepër muzikore për vegla, zakonisht në trajtën e një sonate, që luhet në një koncert. Uverturë orkestrale. Luajtën një uverturë.
  • 3. fig. libr. Fillimi i diçkaje, veprim që paraprin diçka.