vëlla
VËLLA m.
- 1. Djali kundrejt fëmijëve të tjerë që kanë prindër të njëjtë. Vëllai i madh (i vogël). Vëlla i gjetur vëlla vetëm nga nëna ose vetëm nga babai. Vëllai im. I vëllai vëllai i tij (i saj). Vëlla e motër. Vëlla prej babait (prej nënës) djali kundrejt fëmijëve të tjerë nga baba (ose nga nëna) tjetër. Vëlla qumështi djali kundrejt fëmijëve të një familjeje tjetër, nëna e të cilëve i ka dhënë gji. Vëlla shpirti vëllam. Vëllai për vëllanë fj.u. vëllezërit duhet ta ndihmojnë kurdoherë njëri-tjetrin. Jemi vëllezër. E kam vëlla. Duhen si vëllezër e shkuar vëllezërve.
- 2. etnogr. Vëllam. E kishte bërë vëlla. Ishin bërë vëllezër.
- 3. Ai që është i një gjaku a i një fisi me dikë tjetër, ai që është i së njëjtës kombësi a i të njëjtit komb me një tjetër, bashkëkombës. Vëllezër të një gjaku.
- 4. Ai me të cilin na lidhin kushtet shoqërore, idealet e qëllimet e përbashkëta; shok mendimi e ideje, shok lufte; shok a mik shumë i ngushtë. Vëllezër klase. Vëllezër armësh. Jemi vëllezër. E kam vëlla e shkuar vëllait e kam shok e mik shumë të dashur, si vëlla e më të afërm se vëllanë.
- 5. Përdoret për t'iu drejtuar me ngrohtësi, në mënyrë familjare e miqësore një burri, një djali ose një të riu. Eja ti vëllai im! Që thua ti, vëlla i dashur,... More vëlla! Ç'të të them, more vëlla!
- 6. bot. Kalli misri, gruri etj., që del e rritet njëkohësisht nga e njëjta rrënjë; këlysh; vet. disa kallinj misri të ngjitur së bashku. Bimë me shumë vëllezër. Ka nxjerrë vëllezër. Kanë dalë vëllezër.
- 7. Përd. mb. sipas kuptimeve 3, 4 të emrit. Popuj vëllezër. Vende vëllezër.
- Vëlla pa hile krahin. vëllam. Sikur edhe vëllai të më lindë çfarëdo që të ndodhë, edhe sikur të më vijë diçka shumë e mirë (për një punë që s'dua ta bëj). Gjumi është vëllai i vdekjes. fj.u. shih te GJUM/Ë,~I. Vëllezër jemi, shokë s'jemi shih te SHOK,~U.