vëllam
VËLLAM m. etnogr.
- 1. Secili nga dy shokët e ngushtë, të rinj a burra, që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër, ai që pinte gjak me një tjetër. Besnik si vëllami. E bëri (e kishte) vëllam.
- 2. Një i afërm i dhëndrit, që shoqëronte nusen kur i vihej kurora; secili nga të dy fëmijët që rrinin pranë dhëndrit e nuses kur këta vinin kurorë. Vëllami i dhëndrit. Vëllami e mbante nusen për krahu.