vëllamëri
VËLLAMËRI f. etnogr.
- 1. Një nga doket e hershme, që kishte për qëllim të forconte miqësinë ndërmjet dy të rinjve a dy burrave, duke pirë një pikë gjak nga njëri-tjetri; lidhja që kishin vëllamët midis tyre, të qenët vëllam me dikë. Vëllamëri e fortë. Kishte vëllamëri me të.
- 2. përmb. Tërësia e vëllamëve, vëllamët. U mblodh vëllamëria.