vëllazëri
VËLLAZËRI f.
- 1. përmb. Tërësia e vëllezërve, vëllezërit. U mblodh (erdhi) vëllazëria.
- 2. Lidhja e ngushtë e dashuria ndërmjet vëllezërve ose ndërmjet njerëzve të një gjaku; të qenët vëlla me dikë. Të ruajmë vëllazërinë!
- 3. etnogr. Nënndarje e një fisi, e cila përbëhej nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh që kishin prejardhje të përbashkët nga ana e babait e pronë të përbashkët dhe ndahej në disa barqe sipas numrit të djemve. Vëllazëri të mëdha (të vogla). Vëllazëri me pesë barqe. Fis me tri (me katër, me gjashtë) vëllazëri.
- 4. vet. nj. Shoqëri a miqësi e ngushtë e disa njerëzve që i lidhin interesat e qëllimet e përbashkëta; lidhje e dashuri prej vëllezërish. Kemi vëllazëri me të. Forcuan vëllazërinë.
- 5. Bashkim i disa njerëzve që janë të një kombësie a kombi ose që kanë interesa e qëllime të njëjta, të cilët formojnë një shoqëri me synime të caktuara, shoqëri, shoqatë. Vëllazëritë atdhetare (kombëtare). Vëllazëritë e shqiptarëve jashtë atdheut. Anëtar i vëllazërisë. Themeluan një vëllazëri.
- 6. fet. Grup murgjish a fetarësh të tjerë që banojnë në një manastir a që janë të lidhur nga qëllime e synime të përbashkëta, bashkësi fetare. Vëllazëri fetare. Bënte pjesë në vëllazërinë e manastirit.