VËMENDJE f.

  • 1. Përqendrimi i veprimtarisë psikike te dikush a te diçka; drejtimi i mendjes, i shikimit a i dëgjimit te dikush a te diçka. Vëmendje e madhe. Baza fiziologjike e vëmendjes. psikol. Zhvendosja e vëmendjes. Drejtoj (përqendroj) vëmendjen. I nxit vëmendjen dikujt. Dëgjoj (shikoj, ndjek) me vëmendje. Më tërheq vëmendjen diçka a dikush më bie në sy; më bën përshtypje.
  • 2. Kujdesi e interesimi që tregojmë për dikë a për diçka sipas vlerësimit që i bëjmë; qëndrim i kujdesshëm e mirëdashës. I kushtoi vëmendje të veçantë (të madhe, kryesore). Tregon vëmendjen e duhur. E trajtoi me shumë vëmendje. Meriton (kërkon) vëmendje më të madhe. E largon vëmendjen nga diçka a nga dikush nuk tregon më kujdes për të, nuk merret më me të, e lë në harresë. E ka (e vuri) në qendër të vëmendjes diçka e quan kryesore a të dorës së parë diçka, tregon kujdes të madh e të vazhdueshëm për të. E la jashtë vëmendjes nuk tregoi kujdes, nuk u interesua për të.
  • I tërheq vëmendjen dikujt shih te TËRHEQ.