vëmendshëm
VËMENDSHËM mb.
- 1. Që bën diçka duke përqendruar gjithë vëmendjen e tij; që e ka drejtuar gjithë mendjen, shikimin a dëgjimin në diçka, që e ndjek me vëmendje diçka; që shpreh përqendrim të vëmendjes. Nxënës i vëmendshëm. Studiues (vëzhgues) i vëmendshëm. Mjek i vëmendshëm. Me sy të vëmendshëm.
- 2. Që tregon kujdes për dikë a për diçka; që shpreh interesim; i kujdesshëm. Qëndrim i vëmendshëm. Është i vëmendshëm ndaj kërkesave të popullit. Tregohet i vëmendshëm me të gjithë.
- 3. Që bëhet me kujdes, me imtësi e me përpikëri; i kujdesshëm e i përqendruar. Kontroll (vëzhgim, shqyrtim) i vëmendshëm. Studim (lexim) i vëmendshëm.