VËNG m.

  • 1. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres, ku mbërthehen rrezet që dalin nga bucela; secila nga pjesët që përbëjnë këtë rreth, gavyell. Vëngu i qerres. Rrotë me katër vëngje. U thye një vëng.
  • 2. Verigë a vrimë në anët e opingës, ku futet gjalmi; gjalmi që përdoret për të lidhur opingat pas këmbës. Vëngu i opingës. Opinga me vëngje. U këput vëngu. Doli gjalmi nga vëngjet.
  • 3. Dru i shkurtër që ngulet në tokë për të lidhur kafshët, që përdoret në ndërtime etj.
  • 4. krahin. Çengel; zinxhir. Vari kusinë në vëng. Çdo berr varet në vëng të vet. fj.u.
  • 5. vet. fig. krahin. Zinxhirët, verigat.
  • 6. fig. shih VJEG/Ë,~A. Ia gjeti vëngun.
  • 7. krahin. Parandjenjë, ugur; ankth. Kish një vëng të mirë. Më zuri vëngu.
  • E bëri vëng dikë e shtrëngoi mirë, s'e la të luante, i mblodhi rripat.