vëngër
VËNGËR mb.
- 1. Që i ka sytë të shtrembër; që shikon shtrembër, çakërr. Njeri i vëngër. Me sy të vëngër. Është pak i vëngër.
- 2. fig. Që shpreh inat, keqdashje e mospërfillje; që shpreh zili a dyshim. Shikim (vështrim) i vëngër.
- 3. fig. I ngatërruar; ters. Punë e vëngër. Është njeri i vëngër.
VËNGËR ndajf.
- 1. Me sytë shtrembër, jo drejt, shtrembër. Sheh vëngër.
- 2. fig. Me inat a me keqdashje, në mënyrë jo miqësore a me mospërfillje; me zili a me dyshim. E shihte vëngër. I rrinte vëngër.