vërdallë
VËRDALLË f.
- 1. Vorbull; dredhë; shakullinë. Vërdallë uji. Vërdallë e re.
- 2. fig. Pështjellim, rrëmujë. Kishte vërdalla.
VËRDALLË ndajf.
- Rrotull, rreth e rrotull; poshtë e lart, sa andej këtej. Vjen vërdallë sillet, rrotullohet. Shkonte vërdallë nëpër dhomë. Vinte vërdallë sillej poshtë e përpjetë kot, nuk bënte asnjë punë.
- E sjell vërdallë (rrotull) dikë shih te RROTULL. I vjen (i sillet) vërdallë (rrotull, rreth) dikujt shih te RROTULL. I vjen (i sillet) festja, (takija) vërdallë (rrotull) ka shumë kokëçarje dhe nuk di si t'ia bëjë, është në një gjendje shumë të vështirë ose është shumë i ngarkuar me punë dhe s'di ç'të bëjë më parë. I vjen (i sillet) mendja (koka) vërdallë (rrotull) ka shumë kokëçarje dhe nuk di si t'ia bëjë, i vjen festja vërdallë. I vjen tjegulla vërdallë (përqark) dikujt shih te TJEGULL,~A.