vërej
VËREJ kal.
- 1. Shoh me vëmendje e me një qëllim të caktuar, vështroj me kujdes e me një synim; vëzhgoj; vë re. E vërejti me kujdes. Vërejti andej e këtej. Pse më vëren kështu?
- 2. Dalloj me sy dikë a diçka, e shquaj, vë re; ma rrok syri, e kap. E vërejta kur kaloi.
- 3. Tregoj vëmendje a kujdes për dikë, kujdesem; e vështroj. Vëreje djalin se mos rrëzohet!
- 4. Vë në dukje a nxjerr një përfundim pasi e shqyrtoj mirë ose pasi e studioj diçka; vërtetoj, nxjerr. Kongresi (konferenca, mbledhja) vëren se...