vërshoj
VËRSHOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Del uji i një lumi, i një përroi etj. jashtë shtratit dhe derdhet me vrull e përmbyt vendin rreth e rrotull. Vërshoi lumi. Vërshuan përrenjtë.
- 2. vet. veta III. Del me vrull; rrjedh çurg, shpërthen. I vërshoi gjaku nga hundët. I vërshuan lotët.
- 3. kryes. Shkojmë diku me vrull si valë, derdhemi valë-valë, vërsulemi. Vërshuan njerëzit në fushë. Vërshuan vullnetarët. Vërshoi rinia në shkollë. Vërshuan mijëra sportdashës në stadium. Vërshuan nga të katër anët.
- 4. vet. veta III kryes. fig. Vijnë me shumicë si valë, shfaqen me vrull (për mendimet, ndjenjat etj.). I vërshuan mendime (ide) të reja. Vërshojnë ndjenjat rinore. Vërshuan kërkesat.