VËRTETËSI f.

  • 1. Të qenët i vërtetë; vetia e asaj që është e vërtetë; saktësi. Vërtetësia e një dokumenti. Vërtetësia se teorisë marksiste. Vërtetësia e një teze. Ka vërtetësi. Provoj vërtetësinë e diçkaje.
  • 2. let., art. Veçori e brendisë së një vepre letrare a artistike, që buron nga vlerësimi i dukurive të jetës në përputhje me të vërtetën objektive. Vërtetësia artistike. E pasqyron jetën me vërtetësi.