VËSHTROJ kal.

  • 1. E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një kohë të gjatë; përpiqem ta shoh mirë dikë a diçka. Vështroj orën. E vështroi në sy (në fytyrë). E vështroi me bisht të syrit. Kënaqej duke e vështruar.
  • 2. jokal. I kam sytë të kthyer drejt diçkaje, shikoj, shoh. Vështroi nga rruga. Vështroi përjashta (para, prapa). Vështroi me dylbi.
  • 3. Drejtoj vëmendjen te dikush a te diçka; i vë veshin diçkaje, dëgjoj; shikoj. Vështro këtu! Vështro se ç'thotë!
  • 4. Tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj; hap sytë, ruhem. I vështron prindërit. Vështroje fëmijën! Vështro se mos largohet!
  • 5. E shqyrtoj me vëmendje e me kujdes një çështje; mbaj një qëndrim të caktuar ndaj dikujt a ndaj diçkaje; e quaj, e vlerësoj. E vështronte Korçën si vatër kombëtare. E vështron me sy të shtrembër (të keq).
  • 6. jokal. vet. veta III. Është i kthyer në një anë a në një drejtim të caktuar. Dritarja vështronte nga jugu.
  • 7. jokal. bised. Çoj mendjen, mendoj. Vështronte për të ardhmen. Vështron për më tej.
  • Vështron (shikon) nën ballë shih te BALL/Ë,~I. E vështroj (e shikoj) në bebe të syrit shih te BEB/E,~JA II. Mos vështro (mos shiko) gjithnjë përpjetë, por vështro (shiko) dhe tatëpjetë fj.u. shih tek TATËPJETË.