vëzhgoj
VËZHGOJ kal.
- 1. E ndjek me sy dikë a diçka; e vështroj me vëmendje që ta njoh mirë; përgjoj veprimet e dikujt, gjurmoj lëvizjet e tij, e ruaj nga vete a çfarë bën; hetoj. Vëzhgonin lëvizjet e armikut. E vëzhgonte nga një vend i fshehtë. E vëzhgonte nga larg me dylbi.
- 2. Ndjek diçka me sy për qëllime studimi a kërkimi shkencor, vështroj dikë a diçka për ta studiuar; ndjek sistematikisht zhvillimin e një dukurie dhe mbaj shënimet e duhura; studioj. Vëzhgojnë tërmetet. Vëzhgon ndryshimet e klimës në një krahinë. Vëzhgoj përdorimin e fjalëve të reja (zhvillimin e gjuhës letrare, dukuritë dialektore).
- 3. Ndjek vazhdimisht si kryhet një punë a një detyrë, si zbatohen rregullat etj.; kujdesem për dikë a për diçka; ndjek. Vëzhgoj zbatimin e rregullave.