VAGËLLUAR mb.

  • 1. Që jep një dritë të zbehtë, që është duke u shuar a duke humbur dritën, që ndrit nëpër mjegull; që sapo nis të zbardhëllejë; që duket si nëpër mjegull. Dritë e vagëlluar. Mëngjes (perëndim) i vagëlluar. Mbrëmje e vagëlluar. Brigje të vagëlluara.
  • 2. fig. Që ka humbur qartësinë, forcën etj.; i errët, jo i qartë; i vagët. Me vështrim të vagëlluar. Kujtime (përfytyrime, shpresa) të vagëlluara. Përshkrim i vagëlluar.