vakt
VAKT m. vjet. bised.
- 1. Kohë e caktuar ose pjesë kohe, gjatë se cilës ndodh a bëhet diçka; koha e duhur, afat. Në vaktin e martesës. Në vaktin e rrushit. Erdhi në vakt. Polli pa vakt. U poq para vaktit.
- 2. Koha e caktuar, kur hahet ushqimi gjatë ditës; ushqimi a sasia e ushqimit, që hahet në këtë kohë. Në vakt të drekës. Hante vetëm një vakt në ditë. Kishte vetëm dy vakte bukë.
- 3. Gjendja ekonomike e dikujt. Është mirë nga vakti. Ra nga vakti. Ia ka vaktin ai është në gjendje të mirë ekonomike, mund t'i përballojë lehtë shpenzimet.
- 4. Nge, kohë. S'kam vakt.