VALLËZOJ jokal.

  • 1. Kërcej së bashku me një tjetër, zakonisht çift, duke bërë lëvizje a figura të ndryshme, të shoqëruara me muzikë ritmike, kërcej e luaj një vallëzim; luaj valle. Vallëzonin të rinjtë. Vallëzoi me të.
  • 2. kal. Kërcej çift me dikë një vals, një tango etj., luaj. Vallëzuan vals (tango).
  • 3. vet. veta III fig. Lëviz shpejt, me gjallëri e me shkathtësi; lëviz poshtë e lart sikur luan valle, sillet nëpër ajër. Vallëzonin fluturat. Vallëzonin gjethet e vjeshtës. Vallëzonte barka përmbi valë.