valoj
VALOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Zien derisa të gurgullojë e të nxjerrë valë në sipërfaqe, arrin pikën e valimit, merr valë (për ujin, për qumështin, për gjellën etj.). Valoi uji (qumështi).
- 2. kal. Ziej në një enë ujin, qumështin, gjellën etj. derisa të gurgullojë e të nxjerrë valë në sipërfaqe, bëj që të marrë valë, i jap valë. Valoj ujin (qumështin). Valoj rrobat.
- 3. vet. veta III. Lëviz a lëkundet lehtë në ajër duke formuar valë, valëvitet. Valon flamuri.
- 4. vet. veta III fig. Gëlon, lëvrin, zien, valon. Valonte fshati. Valonin rrugët. Valonin bletët (krimbat).
- 5. vet. veta III fig. Bëhet a zhvillohet me gjallëri e me vrull, zien; kërcet; buçet (për një punë a një veprimtari tjetër). Valon puna. Valonte lufta. Valonte kënga.