vandal
VANDAL m. hist.
- 1. Pjesëtar i një popullsie të hershme gjermanike, e cila në shekullin V u dynd nga brigjet e lumit Oder, pushtoi një pjesë të Perandorisë Romake, plaçkiti Romën dhe shkatërroi shumë monumente të artit e të kulturës. Shteti i vandalëve. Sulmet e vandalëve.
- 2. fig. keq. Ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare monumentet e artit e të kulturës dhe çdo gjë tjetër me vlerë; njeri i egër e barbar, shkatërrimtar i pamëshirshëm. Vandalët fashistë (nazistë). Vandalët e kohës sonë.