VAPË f.

  • 1. Koha më e nxehtë e vitit gjatë muajve të verës, të nxehtët e verës. Vapa e korrikut. Në qershor fillon vapa. Erdhi shpejt vapa sivjet. Pemët duan vapë që të piqen. E dogji barin vapa. Shkoi vapa me gushtin fj. u.
  • 2. Orët më të nxehta të ditës gjatë stinës së verës (zakonisht në mesditë ose pas mesit të ditës); ngrohtësi e madhe që shkaktohet nga zjarri etj. në një dhomë e që mezi durohet. Vapë e madhe (e padurueshme, mbytëse). Vapa e drekës (e mesditës). Pisku i vapës. Në pikë të vapës. Bën (është) vapë. Na zuri vapa. Sa pa zënë vapa. Shtrëngoj vapa. Shkoj (kaloj) vapën pushoj në orët më të nxehta të ditës. Dhentë bëjnë vapën dhentë mërzejnë në hije. Plasëm nga vapa. Kaloi vapa.
  • 3. Nxehtësi e madhe që ndiejmë në trup. Kam shumë vapë.
  • Mos na bëj vapë! thjeshtligj. mos më mërzit, mos më bezdis! (përdoret kur dikush na shqetëson).