varësi
VARËSI f.
- 1. Të qenët i varur nga dikush a nga diçka. Varësia feudale. Varësi ekonomike (politike). Është në varësinë e dikujt.
- 2. Të qenët i kushtëzuar nga rrethana a nga shkaqe të caktuara, vartësi. Varësia e shtypjes nga temperatura.
- Në varësi nga ... libr. në lidhje me..., në përshtatje me..., si rrjedhim i....