vardisem
VARDISEM vetv.
- (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor e në dhanore). I qepem dikujt për të bërë diçka, nuk i ndahem, i bëhem ferrë duke ngulur këmbë për diçka; vihem shumë pas diçkaje, jepem me zell; i varem, i ngjitem. Iu vardisën djemtë. Iu vardis një vajze. Iu vardise kot, ai s'ka faj. Iu vardisën të këndonte. Iu vardis punës.