varfër
Shqip
redaktoniMbiemër
redaktonivarfër mb. 1. Që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, që nuk ka të hajë e të vishet, që rron në varfëri e në mjerim; kund. i pasur. Njeri i varfër. Familje e varfër. Fshatar i varfër. Shtresë e varfër. Është i varfër. 2. Që përmban fare pak lëndë të dobishme; që nuk është pjellor, joprodhues; që ka pak të ardhura e prodhime; kund. i pasur. Mineral i varfër. Toka të varfra. Vend i varfër. 3. Që është në sasi fare të pakët, i pamjaftueshëm; që ka cilësi të dobët; kund. i pasur. Ushqim i varfër. Mish i varfër mish i dobët e fare pa dhjamë. 4. Që ka mungesa të mëdha, që s'ka gjëra të mira, i mjerë; varfanjak. Jetë e varfër. 5. Që të ngjall mëshirë, i mjerë, i shkretë, i gjorë. I varfri njeri! I varfri djalë! E varfra nënë! 6. fig. Që ka shumë mungesa, që nuk është i pasur në përmbajtje; që ka pak vlerë, i parëndësishëm. Ide (fantazi) e varfër. I varfër në mendime. 7. përd. em. sipas kuptimit 5 të mbiemrit. Ç'bënte i varfri! Ç'e gjeti, të varfrën!
VARFËR m.
- Ai që nuk ka as mjetet më të nevojshme për jetesë, ai që jeton në varfëri e në mjerim; kund. i pasur. Lufta e të varfërve kundër të pasurve.
- E ruan si i varfri kaun shih te KA,~U.