VARFËROJ kal.

  • 1. E bëj të bjerë nga ana ekonomike, e bëj të varfër; e bëj më të varfër; kund. pasuroj.
  • 2. Bëj që të humbasë diçka të mire a të vlefshme; e bëj më pak pjellor; kund. pasuroj. E varfëroj tokën. I varfëroj puset e naftës.
  • 3. fig. Ia zbeh përmbajtjen; ia shteroj forcën a fuqinë, e bëj më të varfër; kund. pasuroj. E varfëroj idenë (mendimin).