vargëzoj
VARGËZOJ kal.
- 1. Rendit njërin pas tjetrit, i vë varg, vargoj. Vargëzoj ngjarjet.
- 2. jokal. vet. veta III. Vihet varg me të tjerë; vjen varg me të tjerë, vjen në radhë pas një tjetri a pas të tjerëve, formon një varg. Vargëzojnë malet (kodrat). Vargëzojnë shtëpitë (plepat).
- 3. fig. keq. E zvarrit një punë a një çështje, e zgjat tepër diçka, e heq zvarrë. E vargëzoi vendimin (punën).
- 4. edhe jokal. Thur vargje, bëj poezi, vjershëroj. Vargëzonte që në bankat e shkollës.
- 5. Vë a kthej në vargje një tregim etj.
- 6. edhe jokal. keq. Bëj vjersha të dobëta nga ana ideoartistike, thur vargje pa vlerë.