variant
VARIANT m.
- 1. Lloj tjetër i diçkaje, formë a trajtë e re e diçkaje, që ndryshon pak nga të tjerat ose që është e ngjashme me to; motërzim. Variant i afërt. Variant i ri. Variant drejtshkrimor. gjuh. Variant normativ. gjuh. Variantet e gjuhës letrare. Variant i një kënge popullore. Variant dialektor i fjalës. gjuh. Variant fonetik (morfologjik). gjuh. Varianti i një projekti. Variant i ideologjisë borgjeze.
- 2. Mënyrë tjetër për të bërë diçka; lëvizje ose mënyrë e ndryshme veprimi në një lojë, në një stërvitje ushtarake etj. Variant i mundshëm. Variant taktik. Zbatuam njërin variant.