VARROS kal.

  • 1. E shtie të vdekurin në varr dhe e mbuloj me dhe, e shtie në dhe. Varrosi gjyshen. Varrosën një shok. E varrosën me shumë nderime.
  • 2. fig. E quaj të vjetruar a të përmbysur diçka; gropos; e flak tutje, e zhduk; e humbas a e harroj përgjithnjë. I varrosën zakonet prapanike (mbeturinat mikroborgjeze). E varrosëm botën e vjetër (pushtetin e vjetër). I varrosi shpresat.
  • 3. fig. E mbyll fare një punë a një çështje, e bëj që të mos dalë më në shesh. E varrosi atë punë. Aty e tha, aty e varrosi.