varur
VARUR mb.
- 1. Që është i kapur në pjesën e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., që ka ngecur a është lidhur diku e rri pezull. Rri i varur.
- 2. Që është mbytur duke i shtrënguar fytin me litar.
- 3. Që është ulur poshtë; i përkulur; i lëshuar poshtë. Me duar të varura. Me supe të varura. Me faqe të varura. Rri me këmbë të varura.
- 4. I pjerrët, jo i sheshtë. Vend i varur. Shpate të varura.
- 5. Që është nën varësinë a nën urdhrat e dikujt, që përgjigjet para tij për diçka, që i merr urdhrat e udhëzimet prej andej; që është në dorë të dikujt, që s'ka pavarësi. Vend i varur politikisht (ekonomikisht).
- 6. fig. Që nuk është zgjidhur përfundimisht, që ka mbetur pezull. E la punën të varur.
- 7. gjuh. Që ka varësi gramatikore nga një gjymtyrë tjetër; i nënrenditur. Gjymtyrë e varur. Fjali e varur fjali e nënrenditur.
- 8. përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
- Me buzë (me hundë) të varura i vrenjtur, i ngrysur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur. Me turinj të varur me buzë të varura. Në shtëpinë e të varurit nuk e zënë në gojë litarin fj.u. thuhet për të paralajmëruar që të mos flitet për një çështje, nga e cila mund të lëshohet shumë dikush që është i pranishëm (ngaqë ai ka një gjymti a të metë të tillë, ka vuajtur shumë a e ka pësuar nga diçka, ka kryer një faj të tillë etj.).
VARUR ndajf.
- 1. Në mënyrë të tillë që pjesa e poshtme e diçkaje që varet të rrijë pezull në ajër, pezull. Rri (qëndron) varur. E la varur. Mbeti varur.
- 2. fig. Pa e përfunduar a pa e zgjidhur diçka, pezull. E la punën varur.
- Me buzë (me turinj, me hundë) varur i vrenjtur, i zemëruar; i pakënaqur e i mërzitur.