VASKË f.

  • 1. Enë e madhe dhe e hapur si govatë, prej porcelani a prej zinku, ku futen e lahen njerëzit. Vaska e banjës. Hyri në vaskë.
  • 2. spec. Enë e madhe si lug, prej metali, prej çimentoje etj., ku mbahen lëngje të ndryshme për një kohë të caktuar. Vaskë uji. Vaskat e verës. Vaskat e naftës. Vaskat e kripores. Vaskë tharmëtimi.