VATËR f.

  • 1. Vendi rrëzë oxhakut, pak si i thelluar, i shtruar me rrasa guri, me pllaka etj., ku ndizet zjarri. Vatra e zjarrit. Rri pranë vatrës. Mblidhemi rreth vatrës. U ul në krye të vatrës.
  • 2. Pjesa e poshtme e furrës, e farkës; e sobës etj., ku ndizen e digjen drutë, qymyri etj. Vatra e furrës (e farkës).
  • 3. Hapësirë fare e vogël, vend i ngushtë sa për të ndezur zjarr; lehe, vulla. Një vatër vend. Kishte mbjellë një vatër qepë.
  • 4. fig. Shtëpia ku kemi lindur e jemi rritur, ku banon familja a ku kanë jetuar të parët tanë brez pas brezi; familja; kryes. vendi ku kemi lindur e jetojmë, vendlindja. Vatër e dashur (e shtrenjtë). Vatra atërore (prindërore). Vatra e të parëve ( e stërgjyshërve). Vëllezër të një vatre vëllezër që kanë lindur e janë rritur në një shtëpi. Mik vatre mik i afërt, mik i shtëpisë. Në çdo vatër. Mbeti pa vatër. Njeri pa strehë e pa vatër. Më merr malli për vatrën time. I ra fatkeqësia në vatër. Mbrojmë vatrat tona. Lënë vatrat e tyre. Armiku na shkeli (na shkatërroi) vatrat tona.
  • 5. fig. Vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, burimi i diçkaje; vendi a pika që tërheq vëmendjen më të madhe; qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër; çerdhe; djep. Vatër revolucionare (patriotike). Vatër e rëndësishme e luftës çlirimtare. Vatër shkencore (kulturore). Vatër kulture (përparimi). Vatër e edukimit revolucionar. Vatër e lëvizjes popullore. Vatra e kryengritjes (e qëndresës). Vatër agresioni (konflikti, lufte). Vatra e tërmetit (e vullkanit). Vatër epidemie (infektimi).
  • 6. fiziol. Qendra e një veprimtarie nervore. Vatra e nxitjes (e frenimit). Vatrat e sistemit nervor.
  • 7. mjek. Vendi në trupin e një njeriu ose të një kafshe të sëmurë, që është qendra e qelbëzimit, e mahisjes ose e një sëmundjeje tjetër. Vatër tuberkulozi. Vatër qelbi. Zbuloi (zhduku) vatrën e sëmundjes.
  • 8. fiz., opt. Pika ku kryqëzohen a priten rrezet e një tufe drite, pasi kjo të ketë përshkuar një thjerrzë ose të jetë kthyer nga një pasqyrë e përkulur. Vatër shembëllimi. Vatra e pasqyrës (e thjerrzës). Vatra e xhamit zmadhues.
  • 9. gjeom. Pikë e diametrit kryesor të elipsës etj., që ka veti të veçanta kundrejt pikave të lakores. Vatrat e elipsës. Largësia midis vatrave.
  • 10. përd. ndajf. (në bashkëvajtje me një). Shumë, tufë. Ka një vatër fëmijë. Është me një vatër kalamaj. Erdhën një vatër mysafirë (miq).
  • Në krye (në qoshe) të vatrës në vendin më të nderuar, në krye të vendit. I thau vatrën shih te THAJ. Është bërë gjysh në vatër shih te GJYSH,~I. I daltë hithra në vatër! mallk. shih te HIDH/ËR,~RA. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Jam një zjarr e një vatër me dikë shih te ZJARR,~I 2. Nxjerr ujë në vatër dikush
  • a) s'lë gjë pa trazuar e pa prishur, s'lë dy gurë bashkë, është shumë i prapë (thuhet sidomos për fëmijët);
  • b) është shumë i zoti. Lopa në mal, përsheshi në vatër (në xham) fj.u. shih te LOP/Ë,~A. Vatër kulture institucion që merret me organizimin e drejtimin e veprimtarisë kulturore e artistike në një fshat të vogël.